Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se personi i raportuar si i zhdukur më 18.02.2026 është lokalizuar.
Policia falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe thekson rëndësinë e raportimit me kohë dhe koordinimit me institucionet e rendit për garantimin e sigurisë së qytetarëve.




