Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se, pas miratimit të agjendës legjislative në Qeverinë e Kosovës, ka nënshkruar inicimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike, i njohur si Ligji për çmimet tavan.
Sipas saj, projektligji synon të krijojë bazë ligjore për ndërhyrje të shpejtë në rast të rritjes së papritur të çmimeve, mungesës së produkteve themelore apo çrregullimeve në furnizim.
Ajo theksoi se masat do të jenë të përkohshme dhe proporcionale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e stabilitetit në treg.
Kusari-Lila shtoi se nisma merr parasysh edhe vërejtjet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar një kornizë më të qëndrueshme dhe ligjërisht të qëndrueshme për ndërhyrje në kohë krizash ekonomike.




