Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot grevën e urisë së minatorëve të Trepçës, një ngjarje që shënoi rezistencën kundër politikave shtypëse të regjimit serb.
“Më 20 shkurt 1989, rreth 1,350 minatorë bënë grevë urie dhe u barrikaduan në minierën e Stan Tërgut për tetë ditë, duke u shndërruar në simbol të guximit dhe dinjitetit. Përmes veprimit të tyre, ata kontribuan në krijimin e solidaritetit dhe unitetit në mbarë Kosovën”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se sakrifica e minatorëve shërbeu si një mesazh i fuqishëm kundër padrejtësive dhe tregoi se rruga drejt lirisë kalon përmes guximit dhe qëndrueshmërisë të atyre që nuk dorëzohen.




