Ministri i Hekuran Murati ka deklaruar se Projektbuxheti 2026 është një buxhet i përkohshëm dhe emergjent.
Gjatë shqyrtimit të tij në komision, Murati theksoi se Qeveria nuk i ka dhënë ministrive hapësirë për ndryshime të mëdha, duke theksuar se koha e kufizuar kërkon që çdo ndryshim të bëhet me kujdes, për të shmangur probleme gjatë zbatimit.
Ai shtoi se të gjitha amendamentet janë shqyrtuar dhe se buxheti synon të adresojë nevojat urgjente financiare, ndërkohë që ndryshimet më të thella do të merren parasysh në një fazë të ardhshme.
Murati nënvizoi rëndësinë e një ekzekutimi të kujdesshëm për të siguruar funksionimin e ministrive dhe projekteve që mbështeten nga fondet publike.




