Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka emëruar Nora Arapi Krasniqi si zëvendësministre e parë të Kulturës dhe Turizmit.
Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore, me mbi 15 vjet përvojë në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve.
Ajo ka punuar më parë si Këshilltare e Lartë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke kontribuar në hartimin e politikave për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore.
Kryeministri Kurti i uroi suksese në detyrën e re.




