Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me paqartësitë e vazhdueshme për buxhetin e Radio Televizioni i Kosovës (RTK), duke theksuar se transmetuesi publik duhet të ketë financim të mjaftueshëm dhe të parashikueshëm.
Sipas misionit, sigurimi i një financimi të qëndrueshëm është thelbësor për ruajtjen e pavarësisë editoriale të RTK-së dhe përmbushjen e mandatit të tij si shërbim publik në funksion të të gjitha komuniteteve në vend.
OSBE u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë fondet e nevojshme për funksionimin e RTK-së, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit financiar për një media publike të pavarur dhe profesionale.
Njëkohësisht, misioni i ka kërkuar Kuvendi i Kosovës që të vazhdojë me kohë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së, si obligim që rrjedh nga ligji në fuqi.




