Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, në Odën e Kryeqytetit.
Ata diskutuan mbi projekte konkrete që synojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje moderne, duke forcuar partneritetet që sjellin vlera reale për qytetarët e Prishtinës.




