Tre të akuzuarit për sulmin në Banjskë janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj tyre.
Në seancën paraprake, prokuroria ka propozuar administrimin e provave shtesë, përfshirë raporte me të dhëna elektronike të siguruara përmes ndihmës juridike ndërkombëtare.
Mbrojtja ka kundërshtuar ligjshmërinë dhe relevancën e këtyre provave, duke kërkuar kohë shtesë për shqyrtim.
Dy nga të akuzuarit kanë kërkuar që fotografitë dhe video-incizimet të merren në konsideratë për të mbështetur pretendimet e tyre për pafajësi.




