Udhëtimi me tren në linjën Pejë – Prishtinë është anuluar për ditën e sotme për shkak të problemeve teknike.
Kompania Trainkos njoftoi se treni me nisje në ora 05:30, më 21.02.2026, është revokuar për arsye teknike.
Nga kompania nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën e problemit apo për rifillimin e qarkullimit në këtë linjë.




