Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe.
Në një mesazh publik, kreu i shtetit u shpreh se shqipja duhet dashur, mbrojtur dhe trashëguar ndër breza, duke nxitur qytetarët që ta flasin dhe ta përdorin me kujdes e krenari.
Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e nxënësve dhe mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi, e cila mban aktualisht titullin si fituese e një konkursi kombëtar për gjuhën shqipe.




