Pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar trajnim me zjarr të drejtpërdrejtë me mortaja në kuadër të ushtrimit “Dynamic Front”, në Zonën e Trajnimit Grafenwoehr në Gjermani, më 7 shkurt 2026.
Stërvitja u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane dhe aleatët e NATO, duke u fokusuar në sinkronizimin e komandës dhe planifikimin e zjarreve, manovrimin në mjedise komplekse operacionale, si dhe në përdorimin e artilerisë me municion të gjallë.
Sipas organizatorëve, qëllimi i ushtrimit është forcimi i kapaciteteve të forcave të NATO-s për të ekzekutuar mbështetje efektive zjarri në operacione tokësore në zona të gjera në të gjithë Evropën.





