Te Golden Eagle Ylli ka nisur procesi i riorganizimit, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Paco Olmo për shkak të rezultateve të papranueshme dhe paraqitjeve nën objektivat e sezonit.
Nga klubi është bërë e ditur se ndryshimi në stafin teknik ishte i domosdoshëm për të rikthyer stabilitetin dhe ambiciet sportive. Megjithatë, theksohet se përgjegjësia nuk mbetet vetëm te trajneri.
Drejtuesit presin reagim të menjëhershëm edhe nga lojtarët, me rritje të përkushtimit dhe përgjegjësisë, veçanërisht nga basketbollistët vendorë, që duhet ta ndiejnë peshën e fanellës dhe detyrimin ndaj tifozëve. Synimi mbetet rikthimi i rezultateve pozitive dhe suksesit të merituar.




