Kryeqyteti i është bashkuar përpjekjeve të UNDP Kosovo për të rritur vetëdijen mbi rëndësinë e efiçiencës së energjisë dhe përfitimet që sjell investimi në këtë fushë.
Autoritetet theksojnë se investimi në efiçiencën e energjisë në shtëpi kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e një mjedisi urban më të qëndrueshëm dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, synohet ndërtimi i një të ardhmeje më efiçiente dhe më të gjelbër për të gjithë.




