Labinot Rexha ka publikuar disa incizime që, sipas tij, zbulojnë prapaskena nga Big Brother VIP Kosova 4.
Ai pretendon se materialet janë realizuar në dhomën e rrëfimit dhe se në to dëgjohet producentja Olsa Muhameti duke kërkuar që situata të mos zmadhohet.
Në audio aludohet edhe për oferta që mund të cenojnë rregullat e lojës.
Deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga produksioni, ndërsa debatet në rrjete sociale vazhdojnë.




