Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se çështjet e shtesave dhe kujdestarive për ushtarët e Forcat e Sigurisë së Kosovës do të adresohen gjatë muajve të parë të këtij mandati qeverisës.
Ai theksoi se gjatë periudhave të mëparshme është punuar për pajisjet, infrastrukturën dhe mirëqenien e ushtarakëve, përfshirë rritjen e pagave dhe sigurimin e transportit dhe ushqimit.
Shtesat dhe kujdestaritë, sipas tij, janë çështje të përcaktuara me ligj dhe do të trajtohen së shpejti.




