Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për kontributin e Kosovës në promovimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
Pas takimit, Rubio theksoi përkushtimin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe kontributin në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, ndërsa Departamenti i Shtetit e cilësoi Osmanin partnere të rëndësishme të SHBA-së në rajon.
Osmani bëri të ditur se në takim u diskutua për forcimin e aleancës, anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe thellimin e bashkëpunimit në ekonomi dhe mbrojtje.




