Dy persona nga Malisheva dhe Lipjani janë arrestuar nën dyshimin se kanë mashtruar një qytetar me probleme shëndetësore, duke i marrë 130 mijë euro me premtimin për trajtim jashtë vendit.
Policia ka sekuestruar dy telefona, dy kartela spitalore dhe një kartelë bankare.
Me urdhër të prokurorit, njëri i dyshuar është ndaluar, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet vazhdojnë.




