Gjithsej 95,684,279 euro janë ndarë për Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga buxheti i përgjithshëm i Kosovës për vitin 2026, i cili kap vlerën prej 4 miliardë eurosh.
Nga kjo shumë, 71,530,000 euro janë të dedikuara për Pagesat Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, ndërsa 3,000,000 euro për nënprogramin “Dëmet natyrore në bujqësi”.
Sipas njoftimit, 4,706,160 euro janë ndarë për Agjencia e Pyjeve e Kosovës, 5,252,981 euro për Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe 1,137,830 euro për Instituti Bujqësor i Kosovës, me qëllim të forcimit institucional të sektorit agro-rural.
Në përputhje me Ligjin për Buxhetin 2026, ministri përgjegjës për Bujqësi autorizohet që përmes një akti nënligjor të zbatojë skemat e subvencioneve dhe granteve për Programin e Zhvillimit Rural dhe Pagesat Direkte për vitin 2026.
Programi vjetor do të zbatohet në harmoni me Ligjin Nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me synim rritjen e prodhimit dhe produktivitetit, forcimin e konkurrueshmërisë, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale.




