Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ai tregohet servil ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe i ashpër me kolegët e tij.
Molliqaj theksoi se qasja e Abdixhikut nuk i shërben opozitës dhe Kosovës, por favorizon grupet e interesit dhe bizneset pranë tij.
Ai përmendi gjithashtu rolin e LDK-së në 2021, kur qëndrimi i saj në sallë ndihmoi zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani.




