Prokuroria në Prizren ka kërkuar paraburgimin e dy personave, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajde” në bashkëkryerje.
Ata dyshohet se i kanë dhënë një qytetari në vështirësi financiare një borxh prej 1,200 eurosh, duke kërkuar kthimin e 2,400 eurove, ose 100% kamatë mujore.
I dëmtuari ka njoftuar policinë më 19 shkurt 2026 dhe të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë. Prokuroria ka theksuar rrezikun e arratisjes, ndikimin te dëshmitarët dhe përsëritjen e veprës penale, duke propozuar masën e paraburgimit për 1 muaj.




