Senati i Universiteti i Prishtinës ka miratuar vendimin e Këshillit të Etikës për masa disiplinore ndaj ish-rektorit Enver Hasani, për shkelje të rënda të Kodit të Etikës dhe detyrimeve akademike.
Vendimi u aprovua pas shqyrtimit të dokumentacionit përkatës dhe pas pranimit të një akti nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Procedura ndaj Hasanit ishte iniciuar në vitin 2024 pas një ankese lidhur me mospërmbushje të obligimeve akademike.




