Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tahiri ka shprehur habinë që gjatë qëndrimit në SHBA nuk është përmendur çështja e pezullimit të përkohshëm të Dialogut Strategjik mes dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo theksoi se dialogu strategjik Kosovë–SHBA mbetet i pezulluar dhe se presidentja nuk ka sqaruar arsyet pse nuk u arrit rivendosja e tij gjatë vizitës.




