Sllovakia u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.2, me epiqendër 28 km në juglindje të Bratislavës dhe thellësi 10 km, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Derisa nuk ka raportime për dëme materiale, banorët raportuan dridhje të forta dhe zhurma të ngjashme me shpërthime. Tërmeti u ndje edhe në Hungari, ku disa qytetarë dolën jashtë shtëpive nga frika.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të përgjithshëm, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën për çdo pasojë të mundshme.




