Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet përmes një marrëveshjeje dhe konsensusi të gjerë politik.
Sipas tij, PDK ka qëndrim të qartë që procesi duhet të përfshijë dialog dhe kompromis mes forcave politike, me qëllim që të zgjidhet një president që përfaqëson unitetin e qytetarëve të Kosovës.
Behrami ka theksuar se deri tani nuk ka pasur kandidatura zyrtare nga partitë parlamentare dhe as konsultime të mirëfillta mes tyre. Ai ka shtuar se qëndrimi përfundimtar i PDK-së do të bëhet i ditur pas zhvillimit të këtyre konsultimeve.
Sa i përket takimeve eventuale për këtë çështje, ai konfirmoi se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, do të marrë pjesë në çdo takim që organizohet për zgjedhjen e presidentit.




