Banorët e fshatrave Grabanicë dhe Zajm, në komunën e Klinës, kanë nisur protestë duke bllokuar për qarkullim rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, në shenjë pakënaqësie për problemet e pronësisë.
Protestuesit kanë mbajtur parulla dhe kanë kërkuar ndërhyrje institucionale për zgjidhjen e rasteve të kontestuara, duke pretenduar se ekzistojnë paqartësi dhe mbivendosje të të drejtave pronësore.
Sipas tyre, pas kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre pas luftës, në disa raste janë regjistruar të drejta pronësie për më shumë se një person, çka ka sjellë konflikte juridike. Ata pretendojnë gjithashtu se disa prona të blera në vitet ’70 janë regjistruar më pas në emër të personave të tjerë.
Në vendngjarje janë angazhuar zyrtarë të Policia e Kosovës, të cilët po sigurojnë rendin publik dhe po menaxhojnë qarkullimin, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet kompetente.




