Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se kontributi i Kosovës në misionin stabilizues në Gaza duhet të jetë simbolik, por në mbështetje të përpjekjeve amerikane për stabilizimin e situatës atje.
Sipas tij, angazhimi mund të bëhet si përmes Forca e Sigurisë së Kosovës, ashtu edhe përmes ekspertizës civile, duke theksuar se Kosova, si shtet i ndërtuar mbi ndërhyrjen ndërkombëtare ushtarake, ka mundësi të dëshmojë rolin e saj si kontribuuese për paqe dhe siguri krah trupave amerikane.
Ramadani ka theksuar se pjesëmarrja simbolike do të shërbente si dëshmi e konsolidimit të shtetësisë dhe kapaciteteve të sigurisë së Kosovës, duke ruajtur njëkohësisht një qasje racionale buxhetore. Ai ka shtuar se vendi ka kapacitete të specializuara për një kontribut të tillë dhe se qasja racionale në këtë operacion është thelbësore.




