Sot në Novosellë, komunë e Kamenicës, Njësiti Policor ka ndaluar një automjet me targa të huaja që po hynte në Kosovë përmes rrugëve dytësore, jashtë vendkalimeve zyrtare.
Automjeti ishte drejtuar nga një shtetas i Serbisë, me një pasagjer mashkull, gjithashtu shtetas i Serbisë. Në automjet u gjetën katër felnë dhe goma pa dokumentacion mbi prejardhjen.
Mallrat e sekuestruara u dorëzuan në terminal doganor për procedura të mëtejshme, ndërsa ndaj të dyshuarve u iniciua rast për kundërvajtje. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, ata u liruan në procedurë të rregullt.




