Të paktën 12 persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të rëndë trafiku në Berlin, ku një autobus u përplas me disa automjete dhe përfundoi në një pemë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në lagjen Gatow, në pjesën jugore të Spandau. Një nga të lënduarit ka pësuar plagë kërcënuese për jetën dhe është transportuar me helikopter në spital, ndërsa të tjerët morën lëndime më të lehta.
Mbi 50 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit dhe sigurimin e zonës. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë dhe po hetohet nga autoritetet.




