Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Abdixhiku nuk është deklaruar për media para nisjes së takimit, duke zgjedhur të mos japë komente lidhur me agjendën.
Sipas burimeve, në qendër të diskutimeve mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të jetë çështja e presidentit.




