Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të karameleve xhelatinoze “Hello Kitty Apfel Koniac Gelee”, të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio të Japonisë dhe eksportuar nga Holanda.
Produkti me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150g mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Bizneset që i kanë këto produkte duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë te depozituesit, ndërsa konsumatorët këshillohen të mos i përdorin.
AUV thekson se do të vazhdojë monitorimin e tregut dhe zbatimin e masave parandaluese për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në Kosovë.




