Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka falënderuar Abdullah II për pritjen e ngrohtë në Jordani, duke e cilësuar atë si dëshmi të miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm mes dy vendeve.
Në një reagim publik, Begaj theksoi se Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe bashkëjetesën fetare, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.
Presidenti shqiptar po qëndron në Jordani në një vizitë shtetërore dyditore, me ftesë të Mbretit Abdullah II, ku pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë në funksion të forcimit të bashkëpunimit bilateral.




