Avokati i njohur Besnik Berisha ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvilloi me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Në statusin e tij, Berisha e krahasoi opozitën me persona që “u ka ikur treni i martesës” dhe që shpallin publikisht gatishmëri për “lidhje serioze”, duke e lidhur këtë me deklaratat për dialog rreth presidentit.
Sipas tij, opozita është “plot dëshirë, plot deklarata, zero plan, zero peshë, zero autoritet”, ndërsa shtoi se Kurti “nuk po negocion dhe nuk po lutet”, por po pret, duke lënë të kuptohet se pozicioni i tij politik është më i fortë.




