Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Gjatë takimit u bë e ditur se procesi i dialogut do të zhvillohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Palët diskutuan mbi momentumin aktual të dialogut dhe nevojën për një qasje më efektive dhe të qëndrueshme.
Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë dhe se procesi duhet të zhvillohet mes dy shteteve sovrane, në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.




