Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit të bërë nga ambasadori, gjatë takimit është biseduar për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, progresin e Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin për vitin 2026, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve.
Hargreaves e uroi Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe vlerësoi ritmin e punës së institucionit ligjvënës.
Ai theksoi gjithashtu pritjet për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.




