Irani dhe Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojnë të enjten në Gjenevë raundin e tretë të bisedimeve për çështjen bërthamore.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, i cili po ndërmjetëson negociatat indirekte mes Uashingtonit dhe Teheranit. Ai theksoi se takimi do të zhvillohet “në frymë pozitive” për të arritur përparim drejt finalizimit të një marrëveshjeje.
Bisedimet zhvillohen në një kohë tensioni në rritje, pasi SHBA-ja ka forcuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se mund të ketë pasoja serioze nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit.




