Derisa në vend vazhdojnë përpjekjet politike për zgjedhjen e Presidentit, Kosova pritet të angazhohet në misionin ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës përmes Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), si hap strategjik për afirmimin ndërkombëtar.
Trupat e FSK-së do të shërbejnë përkrah forcave partnere në kuadër të Forca Ndërkombëtare për Stabilizimin e Gazës, me qëllim ofrimin e paqes dhe sigurisë. Ende nuk dihet zona e dislokimit, por pjesëtarët e FSK-së do të jenë krah forcave nga Shqipëri, Indonezi, Kazakistan dhe Marok.
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, e cilësoi këtë si arritje shumëdimensionale, duke theksuar përfitimet në përvojë, ndërveprim me shtetet e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare. Ai nënvizoi se FSK-ja ka kapacitete të veçanta në fushën e deminimit.
Edhe drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se FSK-ja ka dëshmuar profesionalizëm dhe gatishmëri për kontribut paqësor kudo në botë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes theksoi se përmes këtij angazhimi, Kosova synon të japë kontribut të përgjegjshëm në përpjekjet për stabilizim dhe ndërtim të qëndrueshëm të paqes.




