Në vitin 2026, kalimi në orën verore në Kosovë do të ndodhë më herët se një vit më parë. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara nga ora 02:00 në 03:00 gjatë natës mes së shtunës, 28 mars, dhe të dielës, 29 mars.
Ky ndryshim bëhet sipas rregullave të Bashkimit Evropian, që përcaktojnë se ora verore fillon gjithmonë të dielën e fundit të marsit.
Qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por ditët do të jenë më të gjata.




