Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka uruar Donika Gërvalla për emërimin e saj në postin e Ministres së Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar.
Peci ka vlerësuar se detyra e re kërkon jo vetëm profesionalizëm dhe vizion të qartë, por edhe guxim, duke e cilësuar sistemin e drejtësisë si një ndër sektorët më sfidues në vend.
Sipas tij, kjo pozitë kërkon integritet, vendosmëri, energji dhe konsekuencë – cilësi që, siç tha ai, e karakterizojnë Gërvallën.
Ai shtoi se ajo e ka dëshmuar guximin e saj ndër vite dhe në procese të rëndësishme politike.
Peci shprehu bindjen se me emërimin e Gërvallës, rruga e nisur nga ish-ministrja e Drejtësisë do të vazhdojë me vendosmëri dhe qëndrueshmëri, duke i uruar asaj suksese në përgjegjësinë e re.




