Policia e Kosovës ka bërë të ditur aktivitetet e saj gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 1,997 gjoba trafiku, janë regjistruar 16 aksidente me dëme materiale, 8 aksidente me të lënduar dhe 1 aksident me fatalitet.
Gjithashtu, 8 persona janë arrestuar, prej të cilëve 3 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. Policia vazhdon të monitorojë situatën dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për sigurinë e qytetarëve.




