Pas shtrenjtimit të përgjithshëm të produkteve ushqimore, qytetarët e Kosovës po përballen edhe me rritje të çmimit të mishit në treg.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimi që mishtoret paguajnë për mishin nga fermerët është rritur me 4.5% gjatë vitit të kaluar. Kjo rritje është reflektuar drejtpërdrejt edhe në çmimet për konsumatorët.
Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 deri në vitin 2025, çmimet e produkteve blegtorale janë rritur në total për 53%, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare dhe duke rritur shqetësimet për trendin e vazhdueshëm të shtrenjtimit të mishit në vend.
Rritja e çmimeve vjen në një periudhë kur konsumatorët tashmë po përballen me kosto më të larta të jetesës, veçanërisht për produktet bazë ushqimore.




