Ish-diplomatja Edita Tahiri ka vlerësuar se arritja e një marrëveshjeje mes pozitës dhe opozitës për kandidatin për president do të ishte hap i rëndësishëm drejt stabilitetit politik në vend.
Sipas saj, një pajtim i tillë do të krijonte një klimë më funksionale bashkëpunimi politik dhe do të forconte standardet demokratike në Kosovë.
Tahiri theksoi se gjatë vitit të kaluar ka munguar një frymë bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik, gjë që, sipas saj, ka ndikuar në tensionimin e skenës politike dhe në vështirësimin e proceseve vendimmarrëse.




