KF Tirana ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu, duke e falënderuar për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë periudhës në krye të skuadrës.
Në komunikatën zyrtare, klubi “bardheblu” theksoi se Nuhiu ka dhënë maksimumin për ngjyrat e Tiranës dhe i uroi suksese në vazhdim të karrierës.
Menjëherë pas largimit të tij, Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e Orges Shehi në krye të pankinës. Shehi, i cili më herët e ka udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion dhe trofeve të tjerë, do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit me synime të qarta për suksese të reja.
Të dy trajnerët kanë drejtuar më parë edhe klube të Superligës së Kosovës.




