Analisti Visar Ymeri shprehet me rezervë për vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor gjatë muajit të Ramazanit. Ai thekson se shkolla publike duhet të ketë prioritet mësimnxënien e fëmijëve dhe të mos përshtatet me oraret fetare të mësimdhënësve.
“Institucionet e caktuara kanë qëllime të caktuara. Orari i shkollës duhet t’i përshtatet mësimit për fëmijët, jo besimeve të arsimtarëve. Ky është primar,” tha Ymeri në VV Show, duke shtuar se vendimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, nuk paraqet problem praktik, por nuk ka një arsyetim të fortë dhe funksioni i shkollës duhet të mbetet i ndarë nga praktikat fetare.




