Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar në Kiev një paketë prej 100 milionë eurosh për mbështetje direkte të sektorit energjetik të Ukrainës.
Njoftimi u bë në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshilli Evropian, António Costa, dhe Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kuadër të përvjetorit të katërt të pushtimit rus.
Udhëheqësit theksuan se Bashkimi Evropian ka ndarë afro 200 miliardë euro ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën, si dhe do të zbatojë kredinë prej 90 miliardë eurosh për nevoja urgjente të mbrojtjes.
Përveç paketës së re, BE-ja po përgatit edhe një plan prej 920 milionë eurosh për stabilizimin dhe rindërtimin e sistemit energjetik ukrainas. Në përfundim, u konfirmua se po punohet për paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusi, në koordinim me vendet e G7.




