Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur në Ferizaj ka raportuar se gjatë vitit të kaluar kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person, me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie, ndërsa rasti është cilësuar si “dhunim”.
Sipas raportit policor, më 23.02.2026 viktima femër kosovare (e mitur) ka njoftuar autoritetet për rastin që dyshohet të ketë ndodhur më 07.09.2025 rreth orës 14:30.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet e mëtejme janë në zhvillim.




