Një lojtar i Kombëtares së Kosovës ka bërë një donacion prej 16 mijë eurosh për qëllime humanitare, duke preferuar të qëndrojë anonim.
Donacioni do të përdoret për të mbështetur familjet në nevojë, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të shoqatës humanitare “Zarfi i Mërgimtarit”, siç bëri të ditur drejtuesi i saj, Sefer Demiri.




