Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, priti një delegacion të Bashkimit Evropian për të diskutuar reformat dhe integrimin evropian.
Gjatë takimit u theksua miratimi i Planit të Rritjes së BE-së (882.6 milionë euro), marrëveshjeve me Bankën Botërore dhe Buxhetit 2026, si dhe përfshirja e komuniteteve joshumicë në proceset institucionale.
Gola falënderoi BE-në për mbështetjen dhe riafirmoi angazhimin për avancimin e reformave.




