Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit hungarez në proceset integruese të Kosovës.
Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori István shkëmbyen pikëpamje lidhur me proceset e ardhshme që e presin vendin, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Në fokus të bisedës ishte avancimi i objektivave strategjike të Kosovës, me theks të veçantë në anëtarësimin e vendit në NATO.




