Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar shpalljen e thirrjes për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial, në kuadër të zbatimit të reformës në këtë institucion.
Sipas saj, ndërmarrja e këtij hapi vjen në përmbushje të obligimeve që dalin nga reforma, e cila synon forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Haxhiu ka theksuar se përkushtimi për reforma të thella dhe të qëndrueshme do të vazhdojë, duke e cilësuar sundimin e ligjit si një angazhim të përhershëm ndaj qytetarëve dhe shtetit.




