Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar katër persona të dyshuar për mashtrim në bashkëkryerje, duke shkaktuar dëm mbi 1.5 milion euro.
Sipas hetimeve, prona dyshohet se është shitur me dokumente të falsifikuara.
Me vendim të gjykatës, të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.




